Sigal Prishtina ka regjistruar edhe fitoren e pestë në kuadër të Ligës Ballkanike.
Të hënën në Qipro, Prishtina ka triumfuar ndaj skuadrës së AEL-it me rezultatin e ngushtë 70:67.
Me këtë fitore, Prishtina ka tubuar 12 pikë, sa i ka edhe Peja, AEL-i e Lovqeni, skuadra që do të paraqiten ën “Final Four” të Ligës Ballkanike. Diamond Stone udhëhoqi Prishtinën me 28 pikë e 12 kërcime.
Donte Clark i kishte 19 pikë, pesë kërcime e pesë asistime, ndërsa fundori Derrick Wilson ndesjen e mbylli me 12 pikë e tetë kërcime.