Sunday, 26. April 2026
Sport

Ish presidenti i Federatës Kineze të Futbollit dënohet me burgim të përjetshëm

GS 26/03/2024 1 Min. Lesezeit
Ish-presidenti i Federatës Kineze të Futbollit (CFA), Chen Xuyuan është dënuar me burgim të përjetshëm për ryshfet, sipas mediave shtetërore të vendit.

Në janar, ai u deklarua fajtor për marrjen e ryshfeteve me vlerë gjithsej 81 milionë juanë (11.2 milionë dollarë).

Media shtetërore raportoi gjithashtu se tre zyrtarë të tjerë të lartë të futbollit u dënuan me nga tetë deri në 14 vjet burg për korrupsion.

Gjyqi zbuloi aktivitetet e paligjshme të Chen nga viti 2010 deri në 2023, kur mbante postet si president dhe kryetar i Grupit Ndërkombëtar të Portit Shanghai.

Prokurorët thanë se Chen pranoi para dhe sende me vlerë në këmbim të ndihmës së tij për marrjen e kontratave të projektit dhe organizimin e ngjarjeve sportive.

Vendimi i gjykatës tha se ai kishte sjellë “dëm të jashtëzakonshëm” në kauzën e futbollit të Kinës, sipas agjencisë së lajmeve të kontrolluar nga shteti Xinhua./abcnews.al

Teilen: