Sunday, 26. April 2026
Sport

Davies kërkon 20 milionë euro në sezon

GS 26/03/2024 1 Min. Lesezeit

Bayern Munich dhe Alphonso Davies nuk po arrijnë të gjejnë gjuhën e përbashkët për rinovimin e kontratës.

Lojtari, i cili prej kohësh është në fokusin e Real Madrid-it, ka pranuar që të rinovojë kontratën, por vetëm me një rrogë prej 20 milionë euro në sezon.

Megjithatë sipas raportimeve të medieve gjermane, Bayern Munich është i gatshëm t’i japë maksimumi 14 milionë euro në sezon.

Një situatë që mund të çojë në një transferim të mundshëm të lojtarit te Real Madrid, që pret vetëm “OK” e mbrojtësit.

Teilen: