Hungari – Kosovë, publikohen formacionet zyrtare
Kombëtarja e Kosovës dhe përzgjedhësi i ri, Franco Foda, do të kenë një test të vërtetë sonte, kur do të takohen me Hungarinë në një ndeshje miqësore.
Kjo ndeshje do të zhvillohet në “Puskas Arena” të Budapestit, me fillim prej orës 19:00.
Kosova hyn në këtë ndeshje pas fitores minimale në miqësoren ndaj Armenisë. Me rezultat të njëjtë, por si vendase, fitoi edhe Hungaria ndaj Turqisë.
Te “Dardanët” ka disa ndryshime në formacion nga ndeshja e kaluar. Në 11she është rikthyer kapiteni, Amir Rrahmani, teksa sonte startojnë edhe Donat Rrudhani e Blendi Idrizi.
Kosova gati
Kosova kërkon fitoren e dytë radhazi.
Publikohen formacionet zyrtare të ndeshjes me Hungarinë!
Kosova kërkon që të vazhdojë sot ecurinë pozitive me trajnerin Franko Foda në drejtim, teksa përballet në një miqësore në Budapest me Hungarinë.
Pak ditë pas fitores minimale 1-0 ndaj Armenisë, “Dardanët” duan që të regjistrojnë një tjetër rezultat pozitiv, për të vijuar një rrugëtim të mirë të nisur me tekniku, i cili po rindërton edhe një herë ekipin pas një edicioni të kualifikuesve të Europianit që nuk shkoi siç mendohej.
Formacionet Hungaria – Kosovë! Dardanët synojnë fitore
Përballja mes Hungarisë dhe Kosovës do të zhvillohet sonte (19.00) në stadiumin “Arena Puskas” në Budapest.
Miqësorja e radhës për Kosovën.
Pas fitores në Yerevan me 1:0 ndaj Armenisë, sonte synojnë triumfin e radhës në Budapest nën drejtimin e selektorit të ri Franco Foda.
Hungaria – Kosova
Stadiumi “Arena Puskas” në Budapest.
Gjyqtar: O. Hategan (Rumania),
Hungaria: Dibusz, Lang, Dardai, Szalai, Bolla, A. Nagy, Styles, Z. Nagy, Gazdag, Szoboszlai dhe Adam.
Kosova: Muriç, Vojvoda, Am. Rrahmani, Aliti, Rrudhani, Idrizi, V. Berisha, Zhegrova, Muslija, Rashica dhe Muriqi.