Saturday, 25. April 2026
Sport

Lituania në grup me Kosovën në Ligën e Kombeve

GS 26/03/2024 1 Min. Lesezeit

Lituania ka komletuar grupin e Kosovës në Ligën e Kombeve, pasi e ka fituar duelin e play-outit kundër Gjibraltarit.

Në duelin e luajtur të martën mbrëma, Lituania fitoi me rezultatin minimal 1:0 në Kaunas dhe avancoi me rezultatin e përgjithshëm 2:0 pasi edhe duelin e parë e kishte fituar ngjashëm.

Golin e fitores në duelin e dytë, e shënoi Fedor Cernych në minutën e 51-të.

Kështu që, Lituania është pjesë e Grupit 2 të Ligës C të Ligës së Kombeve, së bashku me Kosovën, Rumaninë e Qipron. Ndeshjet e para të kësaj gare do të luhen në muajin shtator.

Teilen: