Saturday, 25. April 2026
Sport

Polonia prenë biletën për “Euro 2024”

GS 26/03/2024 1 Min. Lesezeit

Polonia është kombëtarja e fundit që ka siguruar pjesëmarrjen në Kampionatin Evropian të këtij viti.

Polonia e mposhti Uellsin në finalen e play-offit të Ligës A, e cila u zhvillua në Cardiff.

Polakët të mërtën triumfuan me rezultatin 5:4 pas penalltive pasi koha e rregullt dhe dy vazhdimet nga 15-të minuta përfunduan pa gola.

Hero i kualifikimit të Polonisë në “Euro 2024” që do të mbahet këtë verë në Gjermani ishte portiere Ëojciech Szczesny. Szczesny priti penalltinë e fundit të lojtarit të Uellsit, Daniel James për ta konfirmuar fitoren e Polonisë.

I vetmi që dështoi nga pika e bardhë te Uellsi ishte James, ndërsa për Poloninë realizuan të pesë futbollistët e përzgjedhuë për të gjuajtur nga pika e bardhë.

Në Evropian, Polonia do të jetë pjesë e Grupit D së bashku me Holandën, Francën e Austrinë.

Teilen: