Saturday, 25. April 2026
Sport

Granit Xhaka: Nuk ishte një ndeshje e lehtë 

GS 26/03/2024 1 Min. Lesezeit

Kapiteni Granit Xhaka i është gëzuar fitores së Zvicrës me rezultat 1:0 në Dublin ndaj Republikës së Irlandës. 

Një ndeshje miqësore që u karakterizua me raste dhe vetëm një gol.

Xhakës në minutën e 39-të shtylla e majtë pingule ia mohoi golin nga rreth 25 metra.

“Mendoj se kemi pasur shumë kontroll në pjesën e parë.

E dinim që Irlanda do të luante më shumë topa të gjatë në pjesën e dytë.

Jemi të kënaqur me paraqitjet në të dyja ndeshjet.

Nuk ishte një ndeshje e lehtë dhe ne shohim se kemi shumë opsione në mesfushë”, tha mes të tjera Xhaka.

Teilen: