Saturday, 25. April 2026
Sport

Juventus mendon për post-Allegrit

GS 27/03/2024 1 Min. Lesezeit

Thiago Motta është kandidati numër një për Juventusin në rast largimi të Massimilliano Allegri.

Drejtori Sportiv Giuntoli e pëlqen shumë trajnerin aktual të Bologna. Por sipas “Footmercato”, lamtumira e ish-lojtarit të Interit nga stoli i Bologna në verë nuk është e sigurt.

41-vjeçari po mendon të qëndrojë te bolonjezët nëse kualifikohen në Champions League.

Rruga është e duhura deri më tani, pasi Bologna ndodhet në vendin e  katërt me 54 pikë.

Teilen: