• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Nga fanella e Maradonës tek ajo e Krujf, ja disa numra që klubet kanë tërhequr në nderim të ikonave të tyre

27/03/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ekipet sportive kanë një traditë të nderuar të tërheqjes së numrit të një lojtari, duke simbolizuar ndikimin e tyre të rëndësishëm në klub. Ky nder u jepet në mënyrë tipike lojtarëve që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme, qoftë përmes paraqitjeve të jashtëzakonshme apo rrethanave tragjike si vdekja e parakohshme. Ja disa nga shembujt më të njohur:

krujf maradona

1.Napoli. Klubi italian Napoli tërhoqi fanellën me numrin 10 në nderim të lojtarit të tyre legjendar Diego Maradona, i cili i çoi ata drejt suksesit të paparë gjatë “mandatit” të tij.

maradona

2.Ajaks. Gjigantët holandezë të Ajaksit tërhoqën numrat 14 dhe 34, duke nderuar respektivisht Johan Krujf dhe Abdelhak Nuri, për ndikimin e tyre të jashtëzakonshëm brenda dhe jashtë fushës.

krujf

3.Inter. Tërhoqi nga fanellat numrat 3 dhe 4 në kujtim të Xhakinto Faketi dhe Havier Zaneti, dy lojtarë të fortë që mishëruan vlerat dhe shpirtin e klubit.

faketi

4.Milan. Nderoi Paolo Maldinin dhe Franko Barezin duke tërhequr fanellat e tyre me numrat 3 dhe 6 dhe njohur përkushtimin dhe suksesin e tyre të pashembullt me klubin.

maldini baresi

5.Atalanta. Në kujtim të Federiko Pizanit, Atalanta tërhoqi fanellën me numrin 14, duke pranuar talentin e tij dhe vdekjen tragjike në një aksident automobilistik.

pisano

6.Sao Paulo. “Pensionoi” fanellën me numër 01 në nderim për Roxherio Cenit, një portier i nderuar dhe legjendë e klubit që la gjurmë të pashlyeshme në historinë e ekipit.

ceni

7.Mancester Siti. Pas vdekjes tragjike të Mark-Vivien Fo, për shkak të problemeve kardiake, tërhoqi fanellën e tij me numrin 23, duke përkujtuar kohën dhe kontributin e tij në klub.

foe

8.Uest Hem. Fanella me numër 6 e Bobi Mur u tërhoq, duke nderuar karrierën e tij të jashtëzakonshme dhe kontributet në klub, së bashku me fanellën me numrin 38 të Dilan Tombids pas vdekjes.

mur

9.Benfika. Tërhoqi fanellën me numrin 29 të veshur nga Miklos Feher, duke përkujtuar jetën dhe karrierën e tij të shkurtër, i cili humbi jetën tragjikisht nga një arrest kardiak gjatë një ndeshjeje.

Miklós Fehér

10.Shakhtor Donjeck. Fanella me numër 33 e Dario Sërnas u tërhoq në respekt të karrierës së tij të jashtëzakonshme dhe ndikimit të qëndrueshëm në klub.

darijo srna

11.Volfsburg. Tërhoqi fanellën me numrin 19 pas vdekjes së parakohshme të Xhunior Malandas, duke nderuar karrierën e tij premtuese dhe trashëgiminë që la pas.

Junior Malanda

12.Real Betis. Tërhoqi fanellën me numrin 26 pas vdekjes të Miki Roke, një mbrojtës i talentuar, jeta e të cilit u ndërpre nga kanceri i legenit.

Miki Roqué

13.Espanjol. Tërhoqi fanellën me numrin 21 për nder të Daniel Zharke, ish-kapitenit të tyre, i cili vdiq tragjikisht nga një atak në zemër në moshë të re.

Daniel Jarque

14.Nantë. Tërhoqi fanellën me numrin 9 në nderim të Emiliano Salas, i cili humbi jetën tragjikisht në një aksident ajror teksa po shkonte për t’u bashkuar me Kardifin.

sala

15.Ksanthi. Tërhoqi fanellën me numrin 13 në kujtim të Olubajo Adefemi, duke përkujtuar jetën dhe karrierën e tij pas vdekjes së tij tragjike në një aksident automobilistik.

Olubayo Adefemi

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Lukaku “thumbon”

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.