Chelsea ka njoftuar tifozët e tyre se nuk do të mund të llogarisin në mesfushorin 20-vjeçar Romeo Lavia deri në fund të sezonit. Kështu vazhdoi drama rreth një lojtari premtues, karriera e të cilit është ngadalësuar nga dëmtimet dhe që që kur mbërriti te Chelsea, e tani ka mbetur jashtë për të tretën herë për shkak të lëndimeve.
Lavia mbërriti në Manchester City nga Anderlecht si 16-vjeçar dhe debutoi në skuadrën e Pep Guardiolës kur ishte 17-vjeçar. Megjithatë, në vitin 2022 ai u shit te Southampton për pak më shumë se 22 milionë euro. Chelsea e solli atë në gusht të vitit të kaluar në një transferim që i kaloi 62 milionë euro.
Që atëherë, ai ka munguar 10 ndeshje për shkak të një dëmtimi në kyçin e këmbës dhe pesë për shkak të problemeve fizike, dhe më pas pësoi një dëmtim në dhjetor të vitit të kaluar, gjë që do ta mbajë jashtë për pjesën tjetër të sezonit. Në total, ai luajti vetëm 36 minuta në ndeshjen kundër Crystal Palace. Do të jenë minutat e tij të vetme në sezonin 2023/24.
/GazetaBlic Sport