• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 23, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Telashe të tjera për Tonali, mesfushori italian akuzohet për bastet edhe nga Federata Angleze

28/03/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Nuk kanë fund telashet për Sandro Tonali. Mesfushori italian i Njukasëll, i cili është i pezulluar për përfshirjen e tij në vendosjen e basteve në mënyrë të jashtëligjshme gjatë periudhës kur ishte futbollist i Milanit, tani duhet të përgjigjet edhe para drejtësisë sportive në Angli.

tonali

Federata Angleze ka bërë të ditur se mesfushori është nën hetim për shkelje të rregullave gjatë muajve të tij si futbollist aktiv në Angli, pasi ka vendosur vazhdimisht baste sportive, gjë që është e palejuar në këtë kampionat.

“Sandro Tonali akuzohet për sjellje të parregullt në lidhje me shkelje të mundshme të rregullave mbi bastet të Federatës Angleze. Prezumohet se mesfushori i Njukasëll ka shkelur 50 herë rregullin E8 të Federatës duke vënë baste mbi ndeshje futbolli mes 12 gushtit 2023 dhe 12 tetorit 2023”, shkruhet në komunikatën e cila shpjegonte se ai do të merrej në pyetje me datë 5 prill.

Nëse vërtetohet fajësia e tij, Tonali e pret një tjetër ndëshkim pasi të përfundojë atë 10 mujor që u dha nga Federata Italiane.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

City vihet në lëvizje

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.