Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, thuhet se është i interesuar të nënshkruajë me mesfushorin e Newcastle, Bruno Guimaraes.
Braziliani ka lënë shenjë që kur mbërriti në Premier League nga Lyon në janar 2022 për 42.10 milionë euro. Ai ka bërë 97 paraqitje për Magpies, duke shënuar 13 gola dhe po aq asiste.
Sipas fichajes.net, një marrëveshje për 26-vjeçarin do të kushtonte mbi 100 milionë euro. Pavarësisht çmimit të lartë, Newcastle do të kërkojë të ruajë shërbimet e Guimaraes, duke i shtyrë skuadrat të përmbushin klauzolën e lirimit të tij prej 115 milionë euro.
Guimaraes ka një kontratë deri në vitin 2028 dhe është një pjesë kyçe e ekipit. Megjithëse një lëvizje në Etihad mund të jetë tunduese duke pasur parasysh, braziliani ndoshta do të kishte rolin e zëvendësit të Rodrit në atë pozicion.
Pa minuta të garantuara, kalimi te kampionë në fuqi të Premier League dhe Europës mund të duket një hap i rrezikshëm.
Gjithsesie, City nuk do ta ketë aspak të lehtë ta marrë lojtarin duke parë se për të interesohen edhe Paris Saint-Germain, Real Madrid dhe Chelsea.