Mesfushori Shqiprim Taipi është përforcimi më i ri i skuadrës së Gjilanit.
Taipi, të enjten është prezantuar te Gjilani, ekip me të cilin ka firmosur kontratë deri në fund të edicionit me opsionin e vazhdimit.
27-vjeçari te Gjilani po shihet si përforcim i duhur për mesfushën dhe lojtar i duhur në luftën për mbijetesë.
Taipi, së fundmi ka bërë karrierë në Kazakistan, te skuadra Caspiy kurse e njeh edhe futbollin e Kosovës.
Ai në vitin 2018 ishte pjesë e Prishtinës, ndërsa karrierë ka bërë edhe në Shqipëri e Maqedoni të Veriut. Ka luajtur për Shkëndijën, Shkupin, Skënderbeun e Kukësin.
Aktualisht, Gjilani është i shtati në Superligën e Kosovës me 26 pikë të mbledhura pas po aq ndeshjeve të luajtura. Duelin e radhës Gjilani e luan të dielën në shtëpi kundër Dukagjinit të Klinës.