• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, May 13, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Sherr kapitenësh, Vinicius kapet me Moratën, shkak bëhet … Reali

28/03/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Që takimi mes Spanjës dhe Brazilit i kaloi caqet e një miqësoreje luksi kjo u pa qartë nga kartonët (8), por dhe nga përplasjet mes palëve në fushë e jashtë saj. Kapakun në fund e vendosën Vinicius Zhunior dhe Alvaro Morata, ndryshe, dy kapitenët e skuadrave! Për të dy mbrëmja në Madrid nuk ka qenë shumë ekzaltuese.

VINICIUS MORATA

E nisim nga Morata. Kapiteni i Spanjës është fërshëllyer gjatë gjithë takimit nga tifozët e Realit, duke sjellë polemika dhe më fund me trajnerin Luis de la Fuente që ka kritikuar publikun madrilen. Edhe për kapitenin e Brazilit, Vinicius, mbrëmja nuk ka qenë ndër më të mirat, shpesh grindavec por shumë pak i përfshirë në lojën e ekipit të tij.

Për t’i vënë kapak mbrëmjes, ata u kapën mes tyre. Mediat spanjolle kanë dhënë dy variante për sherrin mes tyre. Sipas variantit të parë, Morata nuk ka qenë shumë i kënaqur me mënyrën e shfrenuar të stolit të Brazilit pas golit të barazimit 3-3 nga Paketa.

Ndërkaq, sipas variantit të dytë shkak është bërë Reali i Madridit! Morata i zhgënjyer gjatë gjithë takimit nga fërshëllimat e publikut në Madrid, në fund ka dalë nga stoli duke bërë me gjeste drejt tribunës qendrore të “Bernabeut”. Kjo gjë ka sjellë dhe reagimin e Viniciusit.

Në këtë moment ka reaguar dhe trajneri i Spanjës, De la Fuente, duke i kërkuar Vinit të mos përfshihej në diçka që nuk i përkiste. Në fund ka qenë shoku i tij te Reali, Hoselu që ka ndërhyrë për të qetësuar brazilianin. Fillimisht, Hoselu nuk ka qenë i bindur nga shpjegimet e Viniciusit, por më pas të dy ata janë sqaruar, ndërkohë mëria me Moratën ka vijuar. Gjithsesi në fund Vinicius dhe Hoselu e kanë mbyllur me shkëmbimin e fanellave mes dy lojtarëve të Madridit.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Istogu përshëndetet me humbje nga Superliga

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.