Egnatia luan sot, në orën 15:00, një ndeshje delikate me Kukësin, në kuadër të javës së 29-të të kampionatit. Rrogozhinasit synojnë të rikthehen te fitorja pas 7 takimesh dhe e kanë vlerësuar kundërshtarin, që mban vendin e fundit por që vjen nga fitorja me Vllazninë.
Në një intervistë për “Panorama Sport”, trajneri Edlir Tetova theksoi se objektivi i vetëm janë 3 pikët.
Tetova, luani me Kukësin e vendit të fundit. Çfarë prisni nga ky duel?
Do të jetë e vështirë, edhe pse luhet për objektiva të ndryshëm. Kukësi ka bërë mirë javët e fundit dhe i kushtëzuar nga renditja synon pikë mbijetese.
Kemi pasur kohën e nevojshme për t’u përgatitur për këtë ndeshje dhe do të futemi në fushë vetëm për 3 pikët.
Skuadra gëzon një formë fizike të kënaqshme dhe një fitore në këtë moment do të na jepte qetësi për ndeshjet e mbetura., tha Tetbva.