• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, September 14, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

UEFA “asist” për Sylvinho, më pak “dhimbje koke” për trajnerin

30/03/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Në pamje të parë duket si një vendim i thjeshtë, por ai që pritet të merret në fillim të prillit mund të ndryshojë stradegjitë e gjithë kombëtareve pjesmarrëse në finalet e Euro 2024, përfshirë këtu edhe Shqipërinë.

Me një njoftim surprizë, UEFA është shprehur e hapur për të diskutuar mundësinë e zgjerimit të listave të futbollistëve që secila skuadër do të marrë me vete në Gjermani verën e ardhshme. Ky numër mund të shkojë në 26 lojtarë, nga 23 që ishte përcaktuar në fillim.

Në fakt qeveria europiane e futbollit kishte vendosur të ulte numrin e lojtarëve për finalistët e Euro 2024 për herë të parë që pas pandemisë. Por shumë prej federative pjesmarrëse kanë kërkuar që listat të mos ndryshojnë.

Përgjigja e UEFA është pozitive. “Në takimin e 8 prillit, do të dëgjojmë këndëvështrimin e trajnerëve për këtë çështje. Çdo ide do të konsiderohet dhe vlerësohet”,- lexohet në njoftimin e UEFA. Në këtë takim do të marrë pjesë edhe Sylvinho.

Nëse listat zgjerohen, tekniku kuqezi ashtu si kolegët e tij do të kishte më pak “dhimbje koke” sa i përket zgjedhjeve të lojtarëve për në Euro 2024. Pas dy miqësoreve të marsit, Sylvinho i ka idetë më të qarta, megjithëse, zgjedhjet më të vështira për të kanë të bëjnë me sulmin. Secila kombëtare finaliste në Euro 2024 duhet të dorëzojë listën e futbollistëve deri në datën 7 qershor. /i.m /abcnews.al

Next Post

Abissnet Superiore/ Egnatia rikthehet te fitorja, një gol i Zejnullait mjafton ndaj “Verilindorëve”

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.