Golden Eagle Ylli ka triumfuar në gjysmëfinalen e parë të Ligës Unike.
Skuadra nga Suhareka e ka mposhtur Pejën, duke triumfuar me rezultat 91 me 62, shkruan GazetaBlic Sport.
Në momentet më të rëndësishme të këtij takimi, basketbollistët e Golden Eagle Yllit ishin më të fokusuar, duke fituar dhe dominuar ndeshjen.
Skuara nga Suhareka ka ironizuar me kundërshtarin me anë të një postimi pas ndeshjes, duke shkruar se Peja mbeti pa energji në çerekun e katërt.