• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, September 13, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Tundohet “Zonja”/ 100 milionë euro nga 2 mbrojtës, Juventusi mbush arkat

29/03/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Nëse pyet te Juventusi nëse ka më shumë rëndësi fitorja, apo paratë, sigurisht që të gjithë do të pranojnë të parët, duke qenë se edhe motoja e klubit ajo është: “Fitorja është e vetmja gjë që vlen”. Por me vështirësitë e tyre ekonomike, ndoshta kjo moto mund të devijojë në realitetin që po jetojnë:

juventus

“Mbushja e arkave është e vetmja gjë që vlen”. Dhe sipas asaj që raporton “Gazzetta dello Sport”, por edhe mediat e shumta nga Anglia, klubet gjigante të Premier Ligës kanë nisur sulmin ndaj dy mbrojtësve bardhezi, të cilët në rastin më të mirë mund të sjellin në Torino deri në 100 milionë euro.

I pari që shqetëson jo pak Juven është Gleison Bremer, me gjigantin brazilian që sapo ka rinovuar deri në vitin 2028, por në marrëveshjen e re është vendosur një klauzolë prej 70 milionë eurosh për prishjen e kontratës.

Ky zbulim i ri nga gazetari Romeo Agresti ka nxitur Mançester Junajtid që të mos ketë pengesa për të marrë lejen e Juves për të biseduar blerjen e mundshme, por nga Anglia nënvizojnë se “Djajtë e kuq” janë gati që të bllokojnë paratë e kontratës në federatë dhe të nisin të joshin dhe bindin Bremerin për të kaluar nga ngjyrat bardhezi tek e kuqja.

Dhe duke menduar se shpesh herë vetë 27-vjeçari Bremer ka nënvizuar se Premier Liga është ëndrra e tij, frika për një divorc me Juventusin është e madhe. Ndërkohë, emri i dytë është ai i talentit holandezo-spanjoll, Din Huijsen. Lojtari që aktualisht është i huazuar te Roma vlerësohet 35 milionë euro nga “Zonja e Vjetër”, por edhe për 30 milionë mund të vijë akordi, nëse Dortmundi e Lajpcigu në Gjermani dhe Liverpuli e Junajtid në Angli janë gati të paguajnë këtë shumë.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

“E mbyll te Milani, më mungon vetëm Champions-i”, kapiteni Kalabria: Pioli e Maldini unikë, në klub jam grindur vetëm me…

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.