Monday, 13. April 2026
Sport

Dortmundi nuk di për fitore ndaj Bayernit që 10 ndeshje, synon ta prish sot serinë

GS 30/03/2024 1 Min. Lesezeit

Bayerni Munich dhe Borussia Dortmundi do të përballen në derbin e xhiros së 27-të në Bundesliga.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Allianz”, duke filluar nga ora 18:30.

Bavarezët nuk dinë për humbje ndaj BVB në dhjetë takimet e fundit, duke fituar nëntë prej tyre.

Kampioni i Gjermanisë e ka pasur vetëm një herë një ecuri më të mirë ndaj verdhëeznjive, prej vitit 1998 deri në vitin 2002, me 11 ndeshje pa humbje.

Ndërkohë, trajneri i Bayernit, Thomas Tuchel ka deklaruar se Harry Kane do të jetë i gatshëm për këtë ndeshje, pas një lëndimi që pësoi.

Teksa trajneri i Dortmundit ka thënë se ka ardhur që të fitojnë në Munich.

Përndryshe, Bayern Munich renditet në vendin e dytë me 60 pikë të grumbulluara, nga 26 ndeshje, teksa Dortmundi në pozitën e katërt me 50 sosh.

Teilen: