• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, November 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kuqezinjtë e Iitalisë/ Vendimi i Federatës Italiane: Nuk do quhen më lojtarë ekstrakomunitarë

30/03/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

E kemi bërë si shtëpinë tonë. Shqiptarët janë sot vërtet të shumtë në Serinë A, dhe në futbollin italian në përgjithësi, dhe ja ku erdhi një vendim që u shkon për shtat.

Federata Italiane e Futbollit, FIGC, vendosi ndër të tjera se futbollistët shqiptarë nuk do të cilësohen të huaj në Apenine, duke nisur nga sezoni i ardhshëm.

Ata jo vetëm që nuk do të jenë jashtëkomunitarë, por do të konsiderohen si italianë.

Tashmë, për shqiptarët në përgjithësi do të ketë mundësi shumë më të madhe për të qenë pjesë e ekipeve, dhe për të luajtur në Serinë A dhe në kategoritë e tjera më poshtë.

Besohet se presidenti I Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ia ka kërkuar disa herë diçka të tillë homologut të tij italian, Gravina.

Këtë sezon në Serinë A luajnë 11 futbollistë shqiptarë, pa llogaritur shqiptarët e Kosovës.

Këta janë Gjimshiti, Etrit Berisha, Ismajli, Shpendi, Çuni, Asllani, Hysaj, Ramadani, Medon Berisha, Bajrami dhe Kumbulla.

Po ashtu, mjaft të tjerë luajnë në Serinë B apo C, pa folur për futbollistët e ekipeve të kampionateve të moshave./abcnews.al

Next Post

​Bastiset selia e Federatës së Futbollit të Maqedonisë për shkak të kurdisjeve të ndeshjeve

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.