U mbyllën pesë ndeshjet e para të ditës së shtunë të Bundësligës gjermane.

Bajer Leverkusen triumfon sërish në frymën e fundit. “Aspirinat” dhanë iluzionin sikur do pësonin humbjen e parë të sezonit, për shkak se deri në minutën e 88, të besuarit e Ksabi Alonsos ishin duke humbur 1-0 përballë Hofenhajmit. Më pas erdhën dy golat e shpejtë nga Robert Andrih dhe Patrik Shik për të bërë përmbysjen e çmendur.
Në ndeshjet e tjera Fraiburg triumfon me 3 gola përballë Borusia Mynshengladbah dhe Lajpcig bashkë me Frankfurtin që nuk shkojnë më shumë se 2 barazime pa gola përballë Union Berlinit dhe Mainc. Volfsburg fiton transfertën e vështirë me Verder Bremen duke u shkëputur me 8 pikë nga zona e mbijetesës.
Bajer Leverkusen-Hofenhejm 2-1
Goli i Bei 0-1 (VIDEO)
Goli i Andrih 1-1 (VIDEO)
Goli i Shik 2-1 (VIDEO)
Borusia Munshengladbah-Fraiburg 0-3
Goli i Gregoritsh 0-1 (VIDEO)
Goli i Rohl 0-2 (VIDEO)
Goli i Doan 0-3 (VIDEO)
Verder Bremen-Volfsburg 0-2
Goli i Lakroiks 0-1 (VIDEO)
Goli i Majer 0-2 (VIDEO)
Lajpcig-Mainc 0-0
Frankfurt-Union Berlin 0-0

PANORAMASPORT.AL