Monday, 13. April 2026
Sport

Luis Suarez vazhdon me formë të lartë në MLS, shënon tjetër gol

GS 31/03/2024 1 Min. Lesezeit

Luis Suarez është përshtatur shumë mirë në futbollin amerikan.

Sulmuesi uruguaian po vazhdon me formë fantastike te skuadra e Inter Miamit.

37-vjeçari ka shënuar një tjetër gol, në barazimin 1-1 ndaj New York Cityt.

Suarez i dha epërsinë Inter Miamit qysh në minutën e 15-të.

Ky ishte goli i pestë për ”El Pistoleron” që prj transferimit në muajin janar, derisa ka dhuruar edhe tre asiste.

Teilen: