Shtatë pikë në nëntë ndeshje, me një fitore dhe katër humbje, është çasti i krizës së Juventusit, por pas humbjes së sekondës së fundit në fushën e Lacios, është një tjetër foto që tërbon tifozët e Juventusit.
Pas fishkëllimës së fundit dhe përballjes me ekipin mysafir, Adrien Rabiot në fakt u kap nga kamerat televizive duke qeshur, të cilat u përhapën shpejt në internet, duke shkaktuar shumë polemika. Francezi ishte për t’u kthyer në dhomat e zhveshjes dhe shihet me Nonge duke i thënë diçka, buzën e mbulon një dorë, por mesfushori lëshon një të qeshur me të madhe që vërtet nuk u shkonte mirë tifozëve të Juventusit.
All smiles postmatch 🙃 pic.twitter.com/8g3rwMFgyf
— 🎥 The AJC 🏳️🏴 (@The_AJC_) March 30, 2024
Numrat e krizës – Në nëntë ditët e fundit skuadra e Allegrit ka një mesatare të rënies nga kategoria: vetëm Salernitana (dy), Frozinone (tre) dhe Sasuolo (katër) kanë marrë më pak pikë se bardhezinjtw. Për të gjetur një seri kaq negative rezultatesh duhet të ktheheni në sezonin 1998/99, kur në stol ishte Marcelo Lipi, i cili dha dorëheqjen pas humbjes ndaj Parmës.
PANORAMASPORT.AL