Sunday, 12. April 2026
Sport

Liverpooli nuk lejon befasi

GS 31/03/2024 1 Min. Lesezeit

Liverpooli ashtu siç pritej edhe ndali tre pikë në “Anfiled” duke e mposhtur me rezultat 2:1 Brightonin, në takimin e javës së 30-të të Premier League. 

Mysafirët kaluan në epërsi në minutën e 2-të me golin e Welbeck. 

Vendasit këndellen dhe nuk lejojnë befasi.

Diaz shënoi në minutën e 27-të dhe Salah (65′) për fitoren e 2:1.  

Liverpooli kryeson me 67 pikë e Brighton është në vend të 9-të me 42 pikë.

Teilen: