Ish-lojtari i Bayern Munichut, Javi Martinez, ka pranuar se nëna e tij ende nuk e ka falur atë që nuk iu bashkua Real Madridit kur ai pati mundësinë.
Mesfushori, i cili aktualisht është pjesë e Katar SC, u transferua nga bavarezët në vitin 2012, të cilët e blenë atë për 40 milionë euro nga Athletic Bilbao.
Para kësaj ai pati mundësinë të shkonte në Real Madrid, por zgjodhi të shkonte në Allianz Arena, duke mos e dëgjuar kështu nënën e tij.
“Nëna ime ende nuk më ka falur që nuk shkova tek Real Madridi kur pata mundësinë ta bëja”, tha Martinez në një intervistë për AS.
/GazetaBlic Sport