• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, July 2, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Rekorde dhe ëndrra, Interi është gati për sprintin final të vendosjes së yllit të dytë në fanellë

01/04/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Interi do të rinisë sot rrugëtimin drejt titullit ka mpion. Në “San Siro” vjen Empoli dhe zikaltrit duan të harrojnë javën dramatike që i eliminoi nga Liga e Kampionëve dhe për të lënë pas krahëve ndalesën kundër Napolit 1-1. Mbi të gjitha për të harruar historinë e shumëpërfolur të rastit “Açerbi-Huan Zhezus”.

Inter

Trajneri Simone Inzagi kërkon të rifillojë një tjetër ecuri pozitive për të mos e ulur ritmin tani në sprintin final. Gjatë këtyre ditëve ka kërkuar përqendrim maksimal nga ekipi dhe fokus në detaje që mund të rezultojnë vendimtare. Ky Inter ka disa ëndrra dhe rekorde që kërkon t’i thyejë sepse ecuria e deritanishme në kampionat ka qenë e jashtëzakonshme. Për momentin diferenca me vendin e dytë është +11 duke qenë se Milani fitoi në sfidën ndaj Fiorentinës. Dhe për të nisur një tjetër periudhë pozitive trajneri dhe Interi kanë nevojë për golat e dyshes së sulmit, mbi të gjitha të Lautaro Martinezit.

REKORDE E ËNDRRA Rekordi i pikëve, rekordi i ndeshjeve radhazi duke shënuar, rekordi i golave në një sezon për Lautaro Martinezin. Këto janë disa nga rekordet që synon Interi në këtë sezon, ndërsa ëndrra e madhe është fitorja e titullit kampion në derbi kundër Milanit. Në rast se skuadrat shkojnë me këtë diferencë pikësh deri në javën e derbit, Interit do t’i mjaftonte një fitore dhe do të shpallej zyrtarisht kampion. Kjo gjë do të ndodhte për herë të parë në histori. Ndërkohë që Interit do t’i duhet një gol mbrëmjen e sotme për të arritur 30 ndeshje radhazi duke shënuar, diçka që ka ndodhur në sezonin 2013-2014 kur në drejtim të Juventusit atë kohë ishte trajner Antonio Konte. Po bardhezinjtë ruajnë edhe rekordin e pikëve në një kampionat (102), për të cilin Interi vazhdon të jetë ende në garë. Mirëpo ekipit të Inzagit nuk i falen më hapat fals dhe duhet t’i fitojë të gjitha ndeshjet e mbetura deri në fund të kampionatit.

KËRKOHET LAUTARO – Për të gjetur golat dhe pikët, duhet mbrëmja më e mirë e sulmit që do të udhëhiqet nga kapiteni Lautaro Martinez. Argjentinasi e ka lënë pas krahëve zhgënjimin për eliminimin nga Champions-i dhe kërkon tani që të gjithë vëmendjen ta ketë në Serinë A. I mungon goli në kampionat prej 1 muaji, ndërsa shokut të repartit të tij, Turam, prej 1 muaji e gjysmë. Të dy duan të gjejnë rrugën e rrjetës në mënyrë që të udhëheqin formacionin drejt triumfit për të shkuar sërish në +14 pikë ndaj Milanit. “El Toro” u zhbllokua me Argjentinën dhe tani është gati për një sforco të fundit. InterEmpoli do të luhet mbrëmjen e sotme 20:45.

GENTJAN ALINANI-PANORAMASPORT.AL

Next Post

Tifozët e Manchester United i bëjnë thirrje klubit, duan transferimin e brazilianit të Real Madrid

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.