Monday, 30. March 2026
Sport

Fitorja me Shqipërinë ka bërë Ivan Zamoranon përsëri optimist: Kurrë nuk e kemi parë kështu Kilin

GS 01/04/2024 1 Min. Lesezeit

Fitorja 3-0 e Kilit përballë Shqipërisë, ka lënë një shije të keqe për tifozët kuqezinj. Por ata kilianë, sigurisht që janë gëzuar me paraqitjen e skuadrës së tyre, edhe u mund 2-0 pak ditë më vonë nga Franca. Dhe këtë e kupton më së miri kur dëgjon komentin e një legjende të futbollit botëror, siç është ish-sulmuesi i Kilit, Ivan Zamorano.

zamorano

Ai ka komentuar paraqitjet e fundit të përfaqësues së tij dhe mendon se me këto ndeshje, trajneri Rikardo Gareka po sjell diçka të re në radhët e saj, siç u pa në ndeshjen ndaj Shqiëprisë.

“Kur shoh Kilin më duket me raste sikur po luaj ende, pasi tensionohem, bëhem nervoz, vuaj. Por këto dy ndeshje i kam parë më qetësi., pasi e shoh ekipin mirë. Më dhanë ndjesi pozitive, sjellja, volumi i lojës. Kur kemi parë që të luajnë 5-6 lojtarë në funksion të sulmit?”, tha ai për “ESPN”.

“Me Shqipërinë përfunduam duke luajtur 4-3-3. Kur i kishte ndodhur kjo më parë Kilit? Asnjëherë”, tha entuziast ish-sulmuesi i njohur kilian.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: