• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 21, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Barcelona rrezikon të mbetet pa shërbimet e Lewandowskit dhe Cancelos për ‘El Clasico’

02/04/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Dyshja e Barcelonës, Robert Lewandowski dhe Joao Cancelo janë në rrezik të suspendimit nga La Liga pas polemikave mbi kartonin e verdhë që morën gjatë fitores me rezultat 1-0 ndaj Las Palmas në vikend.

Që të dy lojtarët hynë në këtë ndeshje me katër kartonë të verdhë të grumbulluar dhe duke e ditur që ndëshkimi i tyre i radhës do të thoshte automatikisht një ndeshje moslojë, dyshja mund të kenë marrë qëllimisht kartonët për ta kryer dënimin ndaj Cadizit.

Sidoqoftë, që të dy lojtarët janë akuzuar se janë ndëshkuar qëllimisht për tu siguruar se ata nuk do të humbasin ndeshjen ndaj Real Madridit një javë më vonë, një thyerje e hapur e rregullave disiplinore të La Ligës.

Rregullat e La Ligës citojnë se çdo lojtar i cili zbulohet se është ndëshkuar qëllimisht për të manipuluar suspendimin do të dënohet me një ndeshje shtesë jashtë fushave.

Në rast se vërtetohet se Lewandowski ose Cancelo janë ndëshkuar qëllimisht, atëherë ata nuk do të mund të luanin në ‘El Clasico’.

Gjesti që bëri Lewandowski për tu ndëshkuar me karton i habiti të gjithë. Polaku hezitoi që të largohej nga loja dhe për këtë arsye gjyqtari vendosi se ai me qëllim po humbet kohë dhe i tregoi kartonin.

Vetëm tetë minuta pas ndëshkimit të Lewandowskit, kartonin e verdhë e mori edhe portugezi Joao Cancelo.

Një panel disiplinor i La Ligës do të hetojë që të dyja rastet dhe në rast se dyshja vërtetohet se janë ndëshkuar qëllimisht, do të humbasin ndeshjen ndaj Real Madridit.

Next Post

VIDEO/ Inter nuk gabon, zikaltërit mposhtin Empolin dhe vazhdojnë rrugën drejt Scudetto

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.