Sunday, 12. April 2026
Sport

Nga Igli Tare te Konte, zbulohen favoritët e De Laurentis për Napolin

GS 02/04/2024 1 Min. Lesezeit

Tre “shuplakat” që Napoli mori përballë Atalantas bindën akoma më shumë presidentin De Laurentis që në fund të këtij sezoni të nis një revolucion me shkallë të gjerë.

igli-tare-1

Sipas “Corriere dello Sport”, presidenti do të ndryshojë të gjithë strukturat drejtuese, ku hallka më e rëndësishme është ajo e drejtorit sportiv.

Në skenë del sërish emri i Igli Tares, i cili ka përfunduar në listën e reduktuar të kandidatëve final për këtë post. Tare vlerësohet shumë për punën e madhe që ka bërë te Lacio edhe pse kishte një buxhet të reduktuar. Edhe te Napoli pritet të jetë e njëjta situatë pasi blutë janë jashtë Evropë, çka do të thotë më pak para.

Posti i dytë më i rëndësishëm është trajneri ku Antonio Konte është dëshira më e madhe, por në këto kushte vështirë se mund të ndodhë.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: