• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Dardanet fillojnë përgatitjet për ndeshjen me Ukrainën

02/04/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kombëtarja e Kosovës për femra ka zhvilluar sot në Antalia seancën e parë stërvitore në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet e para në kuadër të ciklit të ri kualifikues për Kampionatin Evropian 2025.

Dardanet do të përballen të premten në Antalia me Ukrainën në kuadër të Ligës B në Grupin B4, derisa më 9 prill do të luajnë kundër Uellsit në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Përzgjedhësja Anneli Andersen kishte në dispozicion të gjitha lojtaret e përzgjedhura për këto dy ndeshje dhe së bashku me stafin e saj ka punuar për përgatitjen sa më të mirë të ekipit për dy ndeshjet e para të këtij cikli të ri kualifikues.

Sipas njoftimit të FFK-së, atmosfera në kampin e Dardaneve është mjaft pozitive, duke synuar vazhdimin e trendit të rezultateve pozitive nga 14 ndeshjet e fundit.

Seanca stërvitore ka qenë goxha intensive, teksa stafi i trajnereve është fokusuar në taktikat dhe punën në grup për të siguruar që ekipi të jetë gati për sfidat e ardhshme.

Next Post

Zhbllokoi sfidën pas pesë minutash, Federiko Dimarko: Golat e Interit janë të provuar në stërvitje

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.