Të mërkurën paradite në Prishtinë është mbajtur mbledhje komemorative për profesoreshën Shqipe Bajçinca-Brestovci.
Profeshoresha Bajçinca-Brestovci ndërroi jetë të dielën pas një sëmundje të gjatë. Për më shumë se dy dekada, Bajçinca-Brestovci ishte profesoreshë në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit, ndërsa ishte edhe pjesë e rëndësishme e Federatës së Hendbollit të Kosovës.
Të gjithë e kanë nderuar veprën dhe jetën e profesoreshës Bajçinca-Brestovci, e cila është vlerësuar lartë nga figurat e ndryshme sportive për kontributin e dhënë për zhvillimin e sportit.
Kreu i MKRS-së, Çeku tha se ikja e hershme e profesoreshës Bajçinca-Brestovci ka lënë boshllëk të madh në komunitetit sportiv por shtoi se ajo do të mbetet një simbol i këmbënguljes për arritjen e sukseseve në fushën sportive.
Kreu i KOK-ut, Ismet Krasniqi tha se Bajçinca-Brestovci ka lënë prapa një veprimtari që duhet pasuar nga të gjithë sportistët e organizatat sportive. Në fund të mbledhjes, foli edhe djali i së ndjerës, Gjergji, i cili nën emocione tha se përkundër ikjes së sa të hershme, ajo bëri një jetë të plotësuar.
Gjithashtu, Bajçinca-Brestovci ishte edhe anëtare e Bordit Ekzekutiv të Komitetit Olimpik të Kosovës.