Përballja mes skuadrës shqiptare Deçiqi nga Tuzi dhe asaj malazeze Buduçnosti nga Podgorica, është vendosur se ku do të luhet.
Kjo ndeshje luhet mes dy skuadrave që duan titullin e kampionit në Mal të Zi.
Kjo ndeshje nuk do të luhet as në Bjelo Pole e as në Tivat por luhet të martën e ardhshme në “DG Arena” në Podgoricë.
“Në vend të së dielës, derbi i sezonit në Ligën e Parë malazeze Meridianbet mes Deçiqit dhe Buduçnostit do të zhvillohet të martën në “DG Arena” në Podgoricë.
Arsyeja e shtyrjes është mungesa e fushave të lira që mund të plotësojnë kushtet e sigurisë.
Për shkak të rikonstruksionit të stadiumit në Tuz, Deçiq kohët e fundit i luan ndeshjet e tij në shtëpi në kampin stërvitor Titiograd në aeroportin e vjetër, por ajo fushë nuk i plotëson kushtet e sigurisë për një ndeshje që do të ndiqet nga një numër i madh i tifozëve.
Opsion ka qenë edhe stadiumi Kom-it në Zllaticë, ku Deçiq tashmë është takuar me Sutjeskën, por vlerësohet se as ajo nuk është më e sigurt për momentin.
Kështu që ‘DG Arena’ do të jetë nikoqire e dy ndeshjeve të elitës dhe një ndeshje të Ligës së Dytë për tre ditë.
Ajo që ende nuk është saktësuar është ora e ndeshjes mes Deçiqit dhe Buduçnostit”, shkruan mediumi malazez “Vijesti”.
Deçiqi kryeson me 51 pikë por ka një ndeshje dhe një pikë më shumë se Buduçnosti në vend të dytë.