• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, May 22, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Pancerat” nuk kanë më dyshime, i përgatisin rinovimin Nagelsmanit

03/04/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Përfaqësuesja e Gjermanisë ka marrë tjetër fytyrë në drejtimin e trajnerit Julian Nagelsman. Zhgënjimet dhe komplikacionet në lojë ua kanë lënë vendin dominancës dhe efikasitetit. Sukseset e merituara me Francën dhe Holandën në miqësoret e marsit ua kanë mbyllur gojën edhe kritikuesve më të mëdhenj.

nagelsman

Kjo rritje galopande e ritmit dhe frymës mbizotëruese te kampionët e 4- fishtë në rangun e Botërorëve ka dhënë sinjale të qarta edhe te krerët e federatës. Rudi Fëler, në pozitën e drejtorit sportiv dhe presidenti i Federatës Gjermane të Futbollit, Bernd Nojendorf, po përgatisin propozimin e ri në favor të Julianit, rinovimin deri në Botërorin 2026, i cili do zhvillohet në Kanada, Meksikë dhe SHBA. Tifozët kanë filluar të besojnë se me përvojën e Toni Kros dhe aftësitë e talenteve Virc-Muisala mund të ngjiten në majën e Europës.

Në marsin e vitit 2023, dyshja me detyra ekzekutive, Oliver Kahn dhe Hasan Salihamixhiç, e “dëbuan” Nagelsmanin nga pankina e bavarezëve, pa i dhënë një shpjegim paraprak para se të dilnin në njoftim publik, i cili më parë u përhap në media. Në karrierën e tij profesionale Juliani ka drejtuar disa ekipeve në Gjermani si Hofenhaim, Lajpciog dhe së fundmi Bajern Mynih, përpara se të merrte kombëtaren. Atij i skadon bashkëpunimi me “pancerat” pas “Euro 2024”, por me sa duket rinovimi është thjesht çështje kohe.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

FFK-ja përmirëson imazhin, shfaq Kombëtaren më shpesh në rrejete sociale

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.