Saturday, 11. April 2026
Sport

VIDEO/ Koreografi e çmendur në derbi, tifozët e bëjnë stadiumin blu

GS 03/04/2024 1 Min. Lesezeit

Mbrëmja e së martës ishte një ditë speciale për ekipin e Belgranos dhe tifozët e saj. Skuadra argjentinase, luante ndeshjen e parë të sezonit në Kupën Sudamericana.

MixCollage-03-Apr-2024-07-30-PM-2338

Ekipi përballej me brazilanët e Internacionalit, dhe kush e njeh pak historinë, e di se sa rivalitet kanë klubet argjentinase dhe ato braziliane mes tyre.

Përpara fillimit të ndeshjes, tifozët kishin përgatitur një koreografi speciale për klubin e tyre. Me anë të një bombule me tym, arritën për pak minuta ta mbushnin të gjithë stadiumin me ngjyrë blu, ngjyrë që identifikon klubin nga Argjentina.

 

PANORAMSPORT.AL

Teilen: