Saturday, 21. March 2026
Sport

Peja mposht Bashkimin, siguron vendin e dytë

GS 03/04/2024 1 Min. Lesezeit

Kampionja në fuqi, Peja ka arritur fitore dhe ka siguruar vendin e dytë, që i dërgon direkt në fazën gjysmëfinale të Play Offit.

Pejanët të mërkurën mbrëma mposhtën skuadrën e Bashkimit me rezultatin 79 – 85.

Te ‘Verdhezinjtë’ më të disponuarit për lojë ishin Hall me 19 pikë, 15 i shtoi Jetmir Zeqiri e me nga 11 sosh i realizuan Mala e Davis, ndërsa tek prizrenasit u dallua Lejson Zeqiri me 21.

Me këtë fitore u caktuan dhe qiftet çerekfinale, ku Bashkimi do të përballet me skuadrën e Yllit, ndërsa Peja e pret në gjysmëfinale fituesin e këtij dueli.

Teilen: