Bajer Leverkuseni në këtë sezon është në garë për të fituar gjithçka në Gjermani. Nëse titulli kampon edhe pak javë do të bëhet formalitet nga matematika, skuadra e Çabi Alonsos ka mundësinë që më 25 maj të sigurojë edhe trofeun e dytë nga rëndësia, Kupën e Gjermanisë.
“Aspirinat” triumfuan me rezultatin e pastër 4-0, ashtu siç në fakt pritej, në ndeshjen gjysmëfinale të Kupës ndaj Dyseldorfit, duke shkuar në finalen e turneut. Gjithçka u mbyll që në pjesën e parë të ndeshjes kur Frimpong, Adli dhe Virtz tundën rrjetën e ekipit të Bundesligës 2 që nuk i rezistoi superfuqisë së kësaj skuadre.
Një tjetër gol i Virtz në pjesën e dytë mbylli diskutimet dhe i dha fitoren 4-0 Leverkusenit që kthehet kështu në finalen e Kupës për herë të parë që nga viti 2020 kur e humbi përballë Bajern Mynih. Edhe në finale, skuadra e Çabi Alonsos do të jetë favorite, pasi përballë ka Kaizerslauternin e Bundesligës 2.
GOLI I FRIMPONG (VIDEO)
GOLI I ADLI (VIDEO)
GOLI I VIRTZ (VIDEO)
GOLI I DYTË I VIRTZ (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL