• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 30, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

City e demolon Aston Villan, shkëlqen Phil Foden me hat-trick

04/04/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Manchester City ka shënuar fitore ndaj Aston Villas me rezultat 4-1 në kuadër të javës së 31-të të Ligës Premier.

Qytetarët e nisën shumë mirë ndeshjen duke shënuar që në rastin e parë.

Zhvillohej minuta e 11-të e takimit, kur Rodri arriti të shënojë për 1-0.

Por mysafirët barazuan menjëherë pas nëntë minutash me një aksion shumë të bukur, kur Jhon Duran gjeti rrjetën për 1-1.

Por pak pa u mbyllur pjesa e parë, Phil Foden nga një goditje dënimi shënoi për 2-1.

Pjesa e dytë nisi shumë e hapur me raste nga të dyja palët, që kanë mundur të shënonin.

Man City gjeti golin e tretë në minutën e 62-të, kur Phil Foden nga brenda zonës gjuajti bukur për 3-1.

Ylli anglez kompletoi he-trikun në minutën e 69-të, kur shënoi për 4-1, duke e siguruar edhe fitoren.

Kjo fitore e ngjit Man Cityn në vendin e tretë me 67-të pikë, aq sa ka Liverpooli si i dyti me një ndeshje më pak. Lider mbetet Arsenali me 68 pikë.

Next Post

Nga Liga Premier dhe Serie A e duan transferimin e sensacionit të Barcelonës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.