• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, July 1, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Klopp: Na pret një kalendar intensiv, por kemi humorin e duhur për sukses

04/04/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Java e 31-të e kampionatit anglez do të luhet edhe gjatë ditës së enjte, me dy takimet e fundit, Liverpool-Sheffield UTD dhe Chelsea-Manchester UTD.

Liverpool do të kërkojë të rimarrë vendin e parë, pozicion të cilin ia mori Arsenali me suksesin ndaj Lutonit, teksa në prag të ndeshjes ndaj Sheffield UTD, trajneri Jurgen Klopp e vendosi theksin te ngarkesa e ndeshjeve, teksa u shpreh se pret një takim të luftuar.

“E enjte, e diel, e enjte, e diel, e mërkurë, e shtunë – këto janë gjashtë ndeshjet tona të ardhshme. Pra, ne kemi nevojë për ekipin e plotë sepse jemi pranë fundit. Kemi bërë një sezon shumë të gjatë, një sezon ku kemi pasur një kalendar të ngjeshur dhe gjithmonë kemi vuajtur mungesat, sepse kur dikush kthehet, një apo dy të tjerë dëmtohen. Sheffield UTD? Pres një ndeshje të vështirë, të fortë dhe të luftuar. Momenti është shumë i vështirë dhe delikat, por mezi pres jo vetëm këtë ndeshje, por të gjitha. Kemi një fund sezoni vërtet emocionues, por ne të gjithë jemi në humorin e duhur, e ndjej këtë brenda skuadrës” – përfundoi Klopp.

Next Post

​Ndryshimi radikal muskular i Mesut Ozil

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.