Inter Majemi u mposht në shtëpi me rezultatin 1-2 përballë skuadrës meksikane Monterrei në ndeshjen e parë të çerekfinales së Championsit të Concacaf-it.

Skuadra nga Florida e nisi më mirë dhe e zhbllokoi rezultatin në minutën e 18-të me Avilesh pas një goditjeje nga këndi.
Por miqtë barazuan në minutën e 69-të dhe në të 89-të Rodriguez vulosi sfidën duke shënuar nga jashtë zonës. (VIDEO)
Që nga korriku, Inter Majemi ka fituar vetëm dy nga 12 ndeshjet që ka luajtur pa Lionel Mesin në fushë.
PANORAMASPORT.AL
Teilen: