Saturday, 11. April 2026
Sport

Sulmuesi i Lacios tundohet nga Arabia Saudite, lamtumira në verë duket e pashmangshme…

GS 04/04/2024 1 Min. Lesezeit

Ciro Imobile do të largohet këtë verë nga Lacio dhe e ardhmja e tij pritet të jetë në Arabinë Saudite.

ciro-immobile-lazio-1636103646-74173 (1)

Ai pati shumë oferta të mira sezonin e shkuar, por i refuzoi për shkak se donte të luante me Lacion në Champions si kapiten i bardhekaltërve.

Ky sezon nuk po shkon si duhet për të pasi në 26 ndeshje ai ka shënuar vetëm 6 gola.

Sipas “Corriere della Sera”, sulmuesi italian, tashmë në moshën 34-vjeçare, mund të pranojë destinacionin saudit.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: