Humbja 1-2 e Inter Miami kundër Monterrey-t në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve të Concacaf të mërkurën zemëroi yjet e ekipit amerikan.
Sipas shtypit meksikan, Lionel Messi , i cili nuk luajti, Luis Suarez dhe madje edhe trajneri Tata Martino kërkuan shpjegime nga gjyqtari Walter Lopez dhe gjithashtu u përplasën me ekipin kundërshtar në dhomat e zhveshjes në fund, përcjell GazetaBlic Sport.
Por ishte një objektiv tjetër, trajneri i Monterrey-t, Tano Ortiz, i cili tha se çdo arbitër kushtëzohet në një lojë ku Messi është i pranishëm. “Gjithçka që përfshin Messin mund të çojë në vendime sportive dhe jo sportive”, tha ai.
Sipas disa raportimeve të mediave meksikane, skuadra e Monterreit raportoi incidentin në Concacaf, duke kërkuar që të regjistrohej në raportin e ndeshjes.
Ndeshja e kthimit do të luhet në Meksikë javën e ardhshme dhe Messi pritet të luajë.
/GazetaBlic Sport/