Saturday, 11. April 2026
Sport

Skuadra nga Florida pranë eliminimit nga Championsi i Concacaf-it

GS 04/04/2024 1 Min. Lesezeit

Inter Majemi u mposht në shtëpi me rezultatin 1-2 përballë skuadrës meksikane Monterrei në ndeshjen e parë të çerekfinales së Championsit të Concacaf-it.

Skuadra nga Florida e nisi më mirë dhe e zhbllokoi rezultatin në minutën e 18-të me Avilesh pas një goditjeje nga këndi.

Por miqtë barazuan në minutën e 69-të dhe në të 89-të Rodriguez vulosi sfidën duke shënuar nga jashtë zonës.

Që nga korriku, Inter Majemi ka fituar vetëm dy nga 12 ndeshjet që ka luajtur pa Lionel Mesin në fushë.

Teilen: