Kapiteni i Kombëtares së Kosovës në futboll, Amir Rrahmani pritet të largohet gjatë verës nga skuadra e Napolit, kanë raportuar mediumet italiane të enjten.
Mbrojtësi 30-vjeçar Rrahmani, në edicionin aktual ka regjistruat 30 paraqitje në të gjitha garat, ndërsa e ka tri gola të shënuar, dy në Serie A dhe një në Ligën e Kampionëve.
Rrahmani me Napolin ka kontratë deri në verën e vitit 2027 me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër.
Kartoni i tij vlerësohet rreth 20 milionë euro, ndërsa Napolit i është bashkuar nga skuadra e Veronas.