Pas javëve të stuhishme, të paktën, ujërat te Red Bull duket se janë qetësuar përkohësisht dhe Christian Horner ka shfrytëzuar rastin për të provuar të shuajë thashethemet që vënë në pikëpyetje qëndrimin e Max Verstappen në skuadrën austriake:
“Max do të qëndrojë me 100%”. Fjalët e menaxherit për Sky Sport, gjatë seancave të para të provave të lira të Çmimit të Madh të Japonisë në Suzuka.
Megjithatë, ende në ekuilibër duket se është pozicioni i Sergio Perez, kontrata e të cilit skadon në fund të sezonit: “A po shohim alternativa për një pilot për t’iu bashkuar Maxit? Perez e filloi sezonin mirë, por kontrata e tij skadon në fund të vitit dhe padyshim që të gjitha opsionet në treg janë konsideruar. Varet nga ai nëse do ta mbajë ose do ta humbasë vendin, sigurisht që ka interes nga pilotë të tjerë, por pozicioni ende nuk është vendosur.”