• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, July 7, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Cole Palmer i jashtëzakonshëm, si Messi, Mbappe dhe Neymar

05/04/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Cole Palmer është lojtari i pestë që ka marrë për të dytën herë radhazi një vlerësim me notën 10 në SofaScore, duke iu bashkuar Neymar, Lionel Messi, Kylian Mbappe dhe Antoine Griezmann.

Megjithatë. Anglezi është i parë që merr një vlerësim perfekt në ndeshje të njëpasnjëshme të Premier League.

SofaScore, platforma e statistikave, ka filluar t’i vlerësojë lojtarët nga sezoni 2015-16, dhe Palmer shkroi historinë të enjten në mbrëmje. Tregolëshi i realizuar ndaj United i garantoi atij një vlerësim perfekt në platformën e lartpërmendur vetëm pak ditë pasi mori të njëjtin vlerësim në barazimin 2-2 kundër Burnley-t.

Ylli i Chelsea-t është bërë lojtari i parë i Premier League që e arrin një gjë të tillë. Megjithatë, katër lojtarë të tjerë e kanë bërë një gjë të tillë në pesë kampionatet kryesore të Europës.

Neymar ka qenë i pari kur mori vlerësim perfekt në gushtin e 2017-ës kur luante me PSG kundër Guingamp dhe Toulouse. Ai dha një asist dhe shënoi gol në ndeshjen e parë dhe e pasoi atë me dy gola dhe dy asiste në fitoren 6-0 kundër Toulouse.

Edhe Antoine Griezmann e ka arritur një gjë të tillë me Atletico Madrid në shkurtin e 2018-ën. Ai ka shënuar një tregolësh dhe ka dhënë një asist kundër Sevilla-s, para se të shënonte katër gola në fitoren kundër Leganes tri ditë më vonë.

Lionel Messi iu bashkuar Griezmann-it në dhjetor 2018. Ai ka shënuar një dygolësh dhe ka dhënë një asist në fitoren 4-0 kundër Espanyol-it, para se të realizonte një tregolësh dhe të jepte dy asiste në një fitore 5-0 kundër Levante-s.

Kylian Mbappe ishte i fundit që e realizoi këtë kur udhëhoqi PSG-në drejt fitoreve kundër Lorient dhe Clermont. Ai dha tre asiste dhe realizoi një dygolësh Lorinet, duke e pasuar me një tregolësh dhe një asist kundër Clermont në prill 2022.

Next Post

Ecuria dhe raportet brenda klubit, Pioli mund të konfirmohet në stolin e Milanit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.