Friday, 10. April 2026
Sport

Përfundon sezoni aktual për portierin shqiptar të Ajaksit

GS 05/04/2024 1 Min. Lesezeit

Futbollisti shqiptar Diant Ramaj ka mbyllur sezonin aktual para kohe si pasojë e një dëmtimi të rëndë.

Portieri shqiptar me pasaportë gjermane që luan në radhët e Ajaksit, ka pësuar një frakturë në bërryl.

është vetë klubi holandez që njftoi dëmtimin e Ramajt: “Shërohu shpejt Diant! Ramaj nuk do të jetë aktualisht në aksion për Ajaksin.

Portieri u lëndua gjatë ndeshjes të së enjtes kundër Go Ahead Eagles. Kjo e la atë me një frakturë në bërrylin e majtë, që do të thotë se sezoni aktual ka shumë gjasa të ketë përfunduar për të.”

Portieri 22-vjecar ka luajtur me ekipet e moshave të Gjermanisë deri në U-20, por më pas nuk ka mundur të shkojë më tej. Për fat të keq të tij, vjen edhe ky dëmtim

Teilen: