• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, September 14, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Tension i lartë mes Barcelonës dhe PSG-së

06/04/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Joan Laporta dhe Al-Khelaïfi, drejtuesit kryesorë të të dyja skuadrave (Barcelona dhe PSG), kanë përjetuar një marrëdhënie të tensionuar vitet e fundit. Gjithçka nisi në ndeshjen mes Barçës dhe PSG-së në vitin 2021, kur parizienët eliminuan Barçën në raundin e 1/8-ave të kompeticionit.

Në ndeshjen e parë në Camp Nou, e cila përfundoi 1-4 me “show” nga Mbappé, Al-Khelaïfi bëri skandal, duke qortuar zyrtarët e lartë të UEFA-s për një penallti që I dha mundësinë Barçës të realizonte golin e vetëm në këtë ndeshje.

Në Paris, me ndeshjen që përfundoi 1-1 në udhëtimin e parë të mandatit të dytë të Laportës, takimi mes dy presidentëve nuk shkoi aspak mirë. Tani, tre vjet më vonë, sipas “Catalunya Ràdio”, një nga presidentët ka tentuar “pajtimin” përmes WhatsApp-it, për të qetësuar situatën, por nuk ka pasur asnjë përgjigje.

Marrëdhëniet mes dy klubeve, përtej sportit, prej vitesh janë shumë të acaruara. Al-Khelaïfi është sot një nga aleatët e mëdhenj në kryqëzatën e UEFA-s kundër Superligës, ndërsa Joan Laporta, së bashku me Florentino Pérez, janë promotori kryesor i saj.

Më tej, presidenti i PSG-së nuk ia fal Barçës “tradhtinë” me sponsorizimin e fanellës. Në fund të vitit 2016, Barça vendosi të nënshkruajë me Rakuten për katër sezonet e ardhshme dhe të lërë pas marrëveshjen e saj me Qatar Airëays.

Në verën e vitit 2017, kur filloi sponsorizimi i ri “de facto”, PSG iu kundërpërgjigj katalanasve duke paguar klauzolën e Neymarit.

Next Post

Haland zbulon sekretet: Kënga ‘Hero’ dhe bonsai

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.