• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, September 16, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Spektakël hendbolli në Pejë, kampionia pret liderin

06/04/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Superliga e Kosovës në hendboll vazhdon të shtunën me një ndeshje të zjarrtë. Spektakli i hendbollit është i garantuar në palestrën “Karagaçi” në Pejë, ku takohen kampionia Besa Famgas dhe lideri i klasifikimit, Rahoveci. Superderbi zhvillohet prej orës 20:00.

Besa e Rahoveci i kanë luajtur tri ndeshje shumë të forta e shumë dramatike këtë edicion. Por që të tri ndeshjet kanë përfunduar në të mirë të Rahovecit.
Rahoveci është lider me 48 pikë. I ka fituar 24 ndeshjet e deritashme. Besa Famgas është e dyta me 40 pikë.

“Vreshtarët” udhëtojnë për në Pejë me synim për t’u konfirmuar si favoritë të mëdhenj për plejof. Ndërkohë Besa Famgas synon fitore për të dëshmuar që ende është skuadër shumë pretendente dhe se pret të vazhdojë dominimin sa i takon garës për titull.

Në hije të superderbit, të shtunën prej orës 20:00 janë takimet Vëllaznimi – Trepça e Vushtrria – Kastrioti.

Te hendbollistet po ashtu luhen ndeshjet e xhiros së 14-të të Ligës së Parë.
Të shtunën janë ndeshjet Vjosa – Prizreni (17:30) dhe Verona – Dukagjini (20:00). Ndeshja Besa – Llapusha zhvillohet të dielën nga ora 18:00.

Next Post

VIDEO/ De Bryjn tregon klasin me dy  gola dhe një asist, Mançester Siti i bën presion Liverpulit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.