• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, September 16, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Përfundon pa fitues dueli mes Malishevës dhe Dukagjinit

06/04/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Malisheva ka luajtur baras me rezultat 1-1 në shtëpi ndaj Dukagjinit në kuadër të javës së 28-të në elitën e futbollit kosovar.

Të parët që rrezikuan ishin vendasit që krijuan një aksion të mirë me dyshen Arlind Veliu dhe Altin Aliu, por Kenan Haxhihamza nuk lejoi që të mposhtej.

Dukagjini shenjat e para në këtë ndeshje i dha në minutën e 35-të me Iran Junior, por gjuajtja e tij shkoi jashtë portës.

Pjesa e dytë nisi më mirë për mysafirët të cilët ia dolën të gjejnë golin e epërsisë përmes Altin Mërlakut i cili realizoi për 1-0 në minutën e 53-të.

Pasi gjetën veten në disavantazh, Malisheva mori iniciativën duke rrezikuar në disa raste portën e Haxhihamzës.

Golin e barazimit Malisheva e gjeti në minutën e 76-të me anë të Drilon Hazrollajt i cili u tregua i saktë nga penalltia.

Deri në fund nuk pati ndryshim të rezultatit dhe të dyja ekipet u desh të pajtoheshin me nga një pikë nga ky takim.

Malisheva tashmë ka 49 pikë të grumbulluara dhe gjendet në pozitën e katërt në tabelë, ndërsa Dukagjini gjen veten në pozitën e gjashtë me 36 pikë.

Next Post

Milani i madh po kthehet, Rosonerët pritet të transferojnë katër yje për ta fituar Scudetton

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.