• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, May 13, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Çelsi ka një ndeshje delikate me Shefilld, Mauricio Poçetino: Me të njëjtën uri si ndaj Mançesterit

06/04/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Mauricio Poçetino shpreson që lojtarët e tij ta fillojnë ndeshjen e së dielës me Shefilld Junajtid në të njëjtën mënyrë si ndaj Mançester Junajtidit, pasi të përballosh urinë e një skuadre që lufton për mbijetesën në Premier Ligë nuk është kurrë një detyrë e lehtë.

pocetino

Trajneri i Celsit shpreson që skuadra e tij ta përsërisë të njëjtën forcë karakteri kur të udhëtojë në “Bramall Lane” të dielën, ashtu siç bëri në përmbysjen spektakolare në shtesë kundër Mançester Junajtid të dielën në “Stamford Bridge”. “Në pak ditë luajtëm një ndeshje ku treguam kaq pak energji. Në një tjetër, ne e filluam lojën në atë mënyrë që na duhet të nisim çdo ndeshje”, tha ai. “Unë mendoj se për lojtarët është një pikë e mirë për të kuptuar se duhet të jemi gati. Të dielën duhet të jemi gati. Ne duhet të mendojmë për rikuperimin dhe për t’iu qasur ndeshjes në Shefilld me mentalitetin e duhur, sepse do të jetë e vështirë.

Ne e dimë tashmë se kur luajmë kundër skuadrave si Shefilld Junajtid, Bërnlej apo Notingem Forest, skuadrat që po luftojnë për rënien nga kategoria, ne duhet të përsërisim energjinë, dëshirën dhe urinë e tyre”, tha argjentinasi.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Roshi dhuron spektakël – shënon dhe asiston në Turqi

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.